DOBITE E DITURISE
DOBITE E DITURISE Hatem el-Esam ishte prej nxënësve të Shekik el-Belhij dhe mësuesi e pyeti atë një ditë: “Më ke shoqëruar mua prej 30 viteve, më thuaj çfarë ke arritur të mësosh gjatë kësaj kohe?” Iu përgjigj: “Arrita të mbledh tetë dobi prej diturisë dhe ato më mjaftojnë mua. Shpresoj pastrimin dhe shpëtimin tim nëpërmjet tyre.” Mësuesi i kërkoi t’ia tregonte se cilat ishin ato dobi. Dobia e parë Unë i shikova krijesat dhe secila prej tyre kishte dikë që e donte fort dhe marrosej për të. Disa prej këtyre të dashurve i shoqëronin ata deri te sëmundja e vdekjes, disa deri te dera e varrit, më pas ktheheshin, e linin atë të vetëm dhe askush prej tyre nuk futej në varr bashkë me të. Mendova dhe thashë: I dashuri më i mirë i njeriut është ai që futet bashkë me të në varr dhe qëndron bashkë me të at...