VIRTYTET E PROFETIT MUHAMED S, A,S




Related image

VIRTYTET E PROFETIT MUHAMED S,

A,S



Moralin e tij të lartë e tregon edhe më shumë lutja e Profetit (a.s) drejtuar popullit të tij, të cilët e keqtrajtuan dhe e luftuan atë. Ai nuk u lut kundra tyre, edhe pse kjo e fundit nuk është ndonjë lloj mangësie, sepse njeriu mund të lutet kundër të padrejtëve. Lutjen kundra popujve të tyre e bënë edhe Profetët më të dalluar si, Nuhu dhe Musai (a.s). Duanë e Nuhut (a.s) kundër të keqes së popullit të tij, Kurani e shpreh kështu: وَقَالَ نُوحٌ رَّبِّ لَا تَذَرْ عَلَى الْأَرْضِ مِنَ الْكَافِرِينَ دَيَّارًا “Nuhu (a.s) tha: O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë femohues!”(Nuh, 71/26)
Ndërsa duaja e Musait (a.s), shprehet në këtë formë:
وَقَالَ مُوسَىٰ رَبَّنَا إِنَّكَ آتَيْتَ فِرْعَوْنَ وَمَلَأَهُ زِينَةً وَأَمْوَالًا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا رَبَّنَا لِيُضِلُّوا عَن سَبِيلِكَ ۖ رَبَّنَا اطْمِسْ عَلَىٰ أَمْوَالِهِمْ وَاشْدُدْ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُوا حَتَّىٰ يَرَوُا الْعَذَابَ الْأَلِيمَ
“Musai (a.s) tha: O Zoti ynë! Ti i ke dhënë Faraonit dhe parisë së tij stoli dhe pasuri në jetën e kësaj bote, o Zoti ynë, ata na largojnë nga rruga jote! O Zoti ynë! Shkatërroje pasurinë e tyre dhe ngurtësoi zemrat e tyre, që të mos besojnë, derisa të shijojnë dënimin e dhembshëm.” (Junus, 10/88)
Të dy ata vepruan në formë të drejtë, por Profeti Muhamed (s.a.s) ishte akoma më i drejtë.
Taberiu transmeton këtë ngjarje: “Ditën e Uhudit u thyen dhëmbët e Profetit (a.s) dhe u plagos fytyra e tij, gjë që i rëndoi shumë sahabët dhe thanë: “Sikur të luteshe kundra tyre”. Profeti (s.a.s) iu përgjigj: “Unë nuk jam dërguar si mallkues, por u dërgova si ftues dhe mëshirë. O Zoti im fale popullin tim, sepse ata nuk dinë.”
Buhariu transmeton nga Hz. Aishja (r.a), se ajo e pyeti Profetin (a.s), nëse ai ishte përballur me ndonjë ditë më të vështirë sesa ajo e luftës së Uhudit. Ai tha: “Unë kam vuajtur shumë nga populli jot dhe dita që u keqtrajtova më shumë prej tyre ishte ajo e Akabesë, kur shkova te fisi i Ibn Abdi Jeljl b. Kilal dhe ata nuk iu përgjigjën ftesës time. U largova diku në një kodër të vogël dhe ndërkohë pikëllimi kishte kapluar fytyrën time. Ngrita kokën dhe sipër meje pashë një re që më bënte hije. Ngrita sytë dhe pashë Xhibrilin (a.s) që më thirri: “Allahu e ka dëgjuar përgjigjen që të dha populli yt dhe dhunën që ata treguan ndaj teje, prandaj të ka dërguar ty engjëllin e maleve, për ta urdhëruar me çfarë të duash”. Engjëlli më përshëndeti me selam dhe më tha: “O Muhamed më urdhëro çfarë të duash, nëse ti dëshiron, këto dy male i shemb sipër tyre”. Profeti (a.s) iu përgjigj: “Jo, sepse unë shpresoj që Allahu të nxjerrë prej brezit të këtij populli, qoftë edhe një njeri, që do ta adhurojë atë një të vetëm, pa i shoqëruar atij asgjë”.
Profeti (a.s) e fali edhe beduinin, i cili tërhoqi me forcë rrobën e tij dhe i dha atij atë që kërkonte, duke i shtuar edhe shumë. Ai e fali gruan çifute që ia helmoi atij mishin e deles dhe e pohoi vetë gabimin e saj. Nuk e dënoi Lubejd b. Asam-in, kur i bëri atij magji dhe nuk e qortoi atë, si virtyt i mosdënimit të tij. Ky është shembulli më i mirë, udhërrëfyesi më i lartë, prej të cilit është i kënaqur Zoti ynë.
Përktheu: Aorel Senja /vizionislam.com/

Comments

Popular posts from this blog

KUPTIMI I KURANIT DHE EMRAT E TIJ

BARAZIA GJINORE