Posts

Showing posts from December, 2017

DOBITE E DITURISE

Image
                                                   DOBITE E DITURISE Hatem el-Esam ishte prej nxënësve të Shekik el-Belhij dhe mësuesi e pyeti atë një ditë: “Më ke shoqëruar mua prej 30 viteve, më thuaj çfarë ke arritur të mësosh gjatë kësaj kohe?” Iu përgjigj: “Arrita të mbledh tetë dobi prej diturisë dhe ato më mjaftojnë mua. Shpresoj pastrimin dhe shpëtimin tim nëpërmjet tyre.” Mësuesi i kërkoi t’ia tregonte se cilat ishin ato dobi. Dobia e parë Unë i shikova krijesat dhe secila prej tyre kishte dikë që e donte fort dhe marrosej për të. Disa prej këtyre të dashurve i shoqëronin ata deri te sëmundja e vdekjes, disa deri te dera e varrit, më pas ktheheshin, e linin atë të vetëm dhe askush prej tyre nuk futej në varr bashkë me të. Mendova dhe thashë: I dashuri më i mirë i njeriut është ai që futet bashkë me të në varr dhe qëndron bashkë me të at...

BARAZIA GJINORE

Image
                               BARAZIA GJINORE   “I barabartë” do të thotë të mos ketë dallime mes njerëzve, ose ndryshe të jesh një në natyrë, tipare, vlera dhe dimensione. “Barazi” do të thotë të mos ketë asnjë dallim mes njerëzve në çështjen e të drejtave. Cila është pozita e gruas në krahasim me burrin në bazë të këtyre përkufizimeve? a) Dallimi në natyre Allahu i Madhëruar çdo gjë në univers e ka krijuar çift. Por është e pamundur të themi se të gjithë elementët e çifteve janë të barabartë me njëri-tjetrin në të gjithë aspektet. وَمِن كُلِّ شَيْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ “Çdo gjë e kemi krijuar çift (mashkull dhe femër) në mënyrë që të nxirrni mësim”. (Dharijat, 51/49) Duke nisur nga bimët, kafshët e deri tek njeriu, çdo gjë është krijuar çift dhe është nevojtar ndaj tjetrit. Pozitivi ka nevojë për negativin, elektroni për protonin, nata për ditën, dimri për ve...

VIRTYTET E PROFETIT MUHAMED S, A,S

Image
VIRTYTET E PROFETIT MUHAMED S, A,S Moralin e tij të lartë e tregon edhe më shumë lutja e Profetit (a.s) drejtuar popullit të tij, të cilët e keqtrajtuan dhe e luftuan atë. Ai nuk u lut kundra tyre, edhe pse kjo e fundit nuk është ndonjë lloj mangësie, sepse njeriu mund të lutet kundër të padrejtëve. Lutjen kundra popujve të tyre e bënë edhe Profetët më të dalluar si, Nuhu dhe Musai (a.s). Duanë e Nuhut (a.s) kundër të keqes së popullit të tij, Kurani e shpreh kështu:  وَ قَالَ نُوحٌ رَّبِّ لَا تَذَرْ عَلَى الْأَرْضِ مِنَ الْكَافِرِينَ دَيَّارًا  “Nuhu (a.s) tha: O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë femohues!” (Nuh, 71/26) Ndërsa duaja e Musait (a.s), shprehet në këtë formë: وَقَالَ مُوسَىٰ رَبَّنَا إِنَّكَ آتَيْتَ فِرْعَوْنَ وَمَلَأَهُ زِينَةً وَأَمْوَالًا فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا رَبَّنَا لِيُضِلُّوا عَن سَبِيلِكَ ۖ رَبَّنَا اطْمِسْ عَلَىٰ أَمْوَالِهِمْ وَاشْدُدْ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَلَا يُؤْمِنُوا حَتَّىٰ يَرَوُا الْعَذَابَ الْأَلِيمَ “Musai (a...